INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ ‘Iku, u zhduk’. Ish-banorja e ‘Big Brother’ rrëfen stresin pas lindjes. Çfarë ndodhi? [VIDEO]

Trokit/ ‘Iku, u zhduk’. Ish-banorja e ‘Big Brother’ rrëfen stresin pas lindjes. Çfarë ndodhi? [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 12-11-2018

Java në programin e drejtpërdrejtë të mesditës në IN Tv ‘Trokit’ nisi me një bisedë në studio rreth stresit, depresionit që përjetojnë femrat pas lindjes. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio psikologen Anxhel Peza dhe Neda Karafilin, një personazh shumë i dashur nga reality ‘Big Brother’. Peza tregoi se shumë femra vuajnë këtë moment si gjatë muajve të fundit ashtu edhe në ditët e para të lindjes. Ndjesi të tille kishte edhe Neda, e cila tha se nuk kishte përjetuar ndjesinë e refuzimit të fëmijës por ‘pushtohej’ nga frika për rritjen e djalit.

neda2.jpgPo Ogreni, partneri i saj, si u përball me këtë gjendje emocionale të saj? ‘Ndodhi në ditën e pestë pasi djali erdhi në jetë. Iku, u zhduk, më la 6 orë vetëm me djalin’ – tregoi Neda ndërsa mesa duket ky vendim i dha shumë kurajo. Çfarë ndodhi më tej? Sa ndihmues ka qenë Ogreni me rritjen e dy djemve? Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027580261230469