“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Në 7 ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë së Aleancës më të madhe ushtarako – politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një video mesazh drejtuar efektivëve vuri në dukje me krenari se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe
Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm.
Stërvitja “Albanian Effort 19” shërbeu gjithashtu për certifikimin e kompanisë së II “Komando” e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë.