INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në Kanada/ Një foto që po turpëron kryeministrin Trudeau

Skandali në Kanada/ Një foto që po turpëron kryeministrin Trudeau

Publikuar më: 10:17 19-09-2019

Edhe kryeministri kanadez aq shumë i pëlqyer nuk mund të shpëtojë nga skandalet.

Revista Time ka siguruar një foto të vjetër të kryeministrit Justin Trudeau ku ai shihet me fytyrën dhe duart te lyera në të zezë gjatë një feste shkollore përpara dy dekadash. Shefi i ekzekutivit kanadez që po lufton për rizgjedhje në këtë post në 21 tetor,

deklaroi se i “vjen tmerrësisht keq“ për veprimet e tij.

Duke folur për gazetarët pas publikimit të fotos, Trudeu sqaroi se ishte veshur me kostumin e Aladinit në një mbrëmje me temë:“Netët arabe“. “ Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Nuk duhet ta kisha bërë“, u shpreh ai.

Praktika e lyerjes së fytyrës në të zezë konsiderohet se ka sfond negativ kundër afro-amerikanëve, e në shumicën e rasteve shihet si gjest ofendues dhe racist.

 

tr.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439