INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë bëri Dua Lipa që i ka dalë e gjithë bota kundër?! [FOTO]

Çfarë bëri Dua Lipa që i ka dalë e gjithë bota kundër?! [FOTO]

Publikuar më: 14:30 29-01-2020

Disa imazhe të këngëtares së famshme, Dua Lipa, teksa i hedh dollarë striptisteve femra duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin. Madje kritikët kanë bërë thirrje edhe për të bojkotuar muzikën e saj. Pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, 24-vjeçarja shqiptare ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga Lil Nas X dhe Rosalia. Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm nga këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë. Personi i parë që ka publikuar videon shkruan krahas saj: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj, madje duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.

lias.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025689601898193