INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Çështja Habilaj''/ Pas Saimir Tahirit, reagon dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës. Ja çfarë kërkon

''Çështja Habilaj''/ Pas Saimir Tahirit, reagon dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës. Ja çfarë kërkon

Publikuar më: 13:15 30-01-2019

Pas Saimir Tahirit, edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda që të mbyllen hetimet.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 11 shkurt. Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Më herët, organi i akuzës, mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Habilaj, por ndau dy dosjet që po hetoheshin bashkë, atë të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit jane ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, të cilët më pas u rratisën jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166