INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guidat turistike, operatorët turistikë letër Klosit: Të zgjidhet problemi i licencave të skaduara

Guidat turistike, operatorët turistikë letër Klosit: Të zgjidhet problemi i licencave të skaduara

Publikuar më: 12:53 30-01-2019

Shoqata e Agjencive Turistike i ka kërkuar ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të zgjidhë sa më shpejt problemin e licencave të skaduara.

Duke qenë se sezoni i punës së tyre nis në muajin mars, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike ( ATOA), përmes letrës drejtuar ministrit Blendi Klosi, shprehin shqetësimin se ky proces nuk po ecën me ritmin dhe drejtimin e duhur.

"Nisur nga ecuria në formimin dhe certifikimin e Udhërëfyesve Turistike, ne si shoqatë kërkojmë të parashtrojmë disa çështje që mendojmë se do të ndihmonin në realizimin e plotë dhe me standarde të këtij procesi të rëndësishëm për mbarëvajtjen e sektorit të turizmit:

Provimi përfundimtar për certifikimin nuk duhet të realizohet nga insitucioni i cili zhvillon Trajnimin, pasi kjo do të vinte në dyshim dhënien mbi bazë merite të certifikatës për aplikantët.

ATOA sygjeron që trajnimi i kandidatëve për guidat të bëhet nga një prej qendrave të specializuara, ndërsa testimi final nga një insitucion shtetëror i akredituar, që në këtë rast mund të ishte Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA)", thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar ministrisë së Turizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109