Pak javë më parë UEFA vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar, por kuqezinjgtë apeluan vendimin në KAS dhe rifituan të drejtën e përfaqësimit në Europa League.
Milani ia ka dalë të fitojë betejën me UEFA-n, në KAS-in e Lozanës dhe do të vijojë të marrë pjesë në Europa Leaguen e këtij sezoni. Natyrisht që Fiorentina është e dëshpëruara e vetme e këtij vendimi pasi ishin pikërisht vjjollcët që do t’i zëvendësonin.