INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T publikon provat dhe krahason veten me DRAKE: Më tregoni diferencën…[FOTO]

Capital T publikon provat dhe krahason veten me DRAKE: Më tregoni diferencën…[FOTO]

Publikuar më: 13:25 01-10-2019

Pas koncertit madhështor që mbajti në Tiranë, “Time Capsule” , Capital T ka gjetur kohën për të shijuar pushimet e merituara. Ai ka publikuar disa foto nga një jaht luksoz, ku shfaqet për qejfin e tij duke pushuar. Këngëtari i njohur shqiptar është nën shoqërinë e dajës së tij, 2PO2, ndërsa theksoi se e shoqëron familja.

Artisti ka vijuar të shpërndajë në profilin e instagramit foto të koncertit që mbajti pak ditë më parë. “Time Capsule është një eksperiencë, diçka që nuk e keni parë asnjëherë përpara”, -ka shkruar ai. Gjithashtu Capital ka shpërndarë një foto të reperit Drake në koncertin e tij ku duken shumë fansa përreth të cilët kanë mbuluar sheshin.

Këtë gjë artisti ynë e ka shfrytëzuar për t’a krahasuar me koncertin e tij, duke kërkuar nga fansat që t’i tregojnë diferencën. Koncerti i Drake është zhvilluar pas ‘Time Capsule’, -ka bërë me dije Capital T.

 

kapo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217