INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bëri të gjithë kurioz! Ja çfarë ka brenda kutisë misterioze të Capital T [FOTO]

I bëri të gjithë kurioz! Ja çfarë ka brenda kutisë misterioze të Capital T [FOTO]

Publikuar më: 09:10 16-07-2019

Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.

Para një muaji, ai së bashku me Elvana Gjata kanë performuar në koncertin “Alb Festival” që u mbajt në Zvicër, ku të dy dhuruan për publikun momente të jashtëzakonshme duke i ngritur të gjithë në këmbë për të festuar për këngën e tyre më të re “Fustani”.

Capital T që prej fillimit të vitit 2019 ka punuar shumë fort duke publikuar këngë të reja si “200 ditë”, “Hookah”, “Kujtime” etj., të cilat janë bërë hite shumë të dëgjuara dhe të preferuara nga i gjithë publiku Shqiptar dhe të huaj.

Disa ditë më parë, reperi postoi një foto ku shihet një sunduk i cili mban shenjën e shkronjës “T” ku i bëri të gjithë kuriozë, por sipas “Prive.al” tregon se Capital T ka një surprizë të madhe për fansat, ku sipas tyre reperi do të mbajë në Tiranë një koncert recital për të promovuar edhe albumin e ri të tij.

20190715_233622.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003997802734375