INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T mahnit fansat, i pari që sjell surprizën e madhe në Tiranë [FOTO]

Capital T mahnit fansat, i pari që sjell surprizën e madhe në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 11:53 12-07-2019

Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.

Para një muaji, ai së bashku me Elvana Gjata kanë performuar në koncertin “Alb Festival” që u mbajt në Zvicër, ku të dy dhuruan për publikun momente të jashtëzakonshme duke i ngritur të gjithë në këmbë për të festuar për këngën e tyre më të re “Fustani”.

Capital T që prej fillimit të vitit 2019 ka punuar shumë fort duke publikuar këngë të reja si “200 ditë”, “Hookah”, “Kujtime” etj., të cilat janë bërë hite shumë të dëgjuara dhe të preferuara nga i gjithë publiku Shqiptar dhe të huaj.

Së fundmi, në llogarinë e tij të Instagramit ka postuar një foto ku shihet një sunduk i cili mban shenjën e shkronjës “T” ku i bëri të gjithë kuriozë, por reperi ka lajmëruar se në muajin shtator do të mbajë një koncert në Tiranë.

“19.09.19. Tirana”- ka shkruar reperi krah fotos së tij që po shpërndahet kudo nëpër rrjete të ndryshme dhe ka gëzuar mijëra fansa me këtë lajm të publikuar.

 

View this post on Instagram

19.09.19

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533