INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T e akuzojnë për jetën luksoze, por ai i mbyll gojën me dinjitet komentueses [FOTO]

Capital T e akuzojnë për jetën luksoze, por ai i mbyll gojën me dinjitet komentueses [FOTO]

Publikuar më: 16:37 01-07-2019

Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.

Së fundmi, ai ka performuar në koncertin “Alb Festival” që u mbajt në Zvicër, ku reperi dhuroi për publikun momente të jashtëzakonshme duke i ngritur të gjithë në këmbë për të festuar.

Pas përfundimit të koncertit ai është kthyer me avionin e tij privat në vendlindjen e tij, ku nuk nguroi që të ndante një foto me ndjekësit e tij në Instagram.

“Si e kam jetën ti as n’spot nuk e ki”- shkruan Capital.

Por pas këtij shkrimi që ka lënë, komentuesit nuk kanë nguruar duke shprehur komente positive dhe negative të cilët vendosin në dukje se ka njerëz që nuk kanë se çfarë të hanë ndërsa ai nxjerr luksin e tij.

“Kjo është një thënie mosrespektuese kur ka njerëz që vuajnë për të pasur ushqim në tryezat e tyre, për shkak të minimumit të pagave”- ka shkruar një fanse e tij.

Por këngëtari nuk ka nguruar aspak që t’i kthejë një përgjigje të denjë dhe të merituar duke i’a mbyllur gojën.

“Kam bërë shumë edhe për këtë çështje”- ka shkruar këngëtari.

capital.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318