INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Publikoi tetë këngë nga fillimi i vitit, Capital T nuk e ka ndërmend të ndalet dhe këtë gjë sapo na e vërtetoi [FOTO]

Publikoi tetë këngë nga fillimi i vitit, Capital T nuk e ka ndërmend të ndalet dhe këtë gjë sapo na e vërtetoi [FOTO]

Publikuar më: 11:26 14-08-2019

Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

\"auto_capital-t11558970890.jpg\"

Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.

Së fundmi, Capital T ka ndarë për ndjekësit disa foto në rrjete sociale, përmes së cilave ka treguar shifrën e këngëve që ka publikuar që nga fillimi i vitit.

Reperi ka numëruar plot tetë këngë të reja, por është shprehur se këto janë vetëm gjysma, pasi shumë të tjera janë rrugës.

“Dhe janë vetëm gjysma e 2019-ës. Shumë të tjera janë rrugës”- ka shkruar Capital në postimin e tij.

\"auto_uuu-21565778288.jpg\"

Ju rikujtojmë se projekti i fundit nga Capital T titullohet “Sytë e tu”, të cilën e ka shoqëruar me klip dhe është pritur mjaft mirë nga publiku duke marrë një shikueshmëri të lartë prej 2.1 milion.

\"fffffffffffffffffffffffffffffffff.PNG\"