INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cana, Hysaj e Berisha mes 100 yjeve të Euro 2016

Cana, Hysaj e Berisha mes 100 yjeve të Euro 2016

Publikuar më: 15:54 02-03-2016

Kur kanë mbetur vetëm 100 ditë nga starti i Euro 2016, UEFA ka përzgjedhur 100 yjet që duhen mbajtur nën vëzhgim gjatë evenimentit në Francë.

Lojtarë me famë ndërkombëtare, që luajnë në ekipet më të mira, e që natyrisht pritet të lënë gjurmë në aktivitetin më të rëndësishëm kontinental.

Mes këtyre 100 futbollistëve, të cilët pritet të spikatin në Kampionatit Europian janë edhe tre shqiptarë. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, portieri i Lazios, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit i përzgjedhur më i miri në gjysmën e parë të Serisë A në pozicionin e tij dhe mes më të mirëve në Europë.

Emra të tjerë të përzgjedhur nga UEFA janë të mirënjohur, nga Andres Iniesta e Sergio Ramos te Spanja, për të vazhduar me Buffon e Verratin e Bonuçi-n te Italia, Gareth Bale te Uellsi, Cristiano Ronaldo e Pepe te Portugalia, Ibrahimovic te Suedia, Neuer, Ozil e Mueller te Gjermania, Runi te Anglia, apo Paul Pogba te Franca, rivale e Shqipërisë në Grupin A.

Nga kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve në Euro 2016, Zvicra me të cilën Kombëtarja do të detubojë më 11 Qershor në Lens, përfaqësohet nga ylli me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992