INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy në pritje të “fiksimit” të Oriola Marashit, Lorik Cana i bën këtë “diss”, por reperi ia kthen kështu [FOTO]

Noizy në pritje të “fiksimit” të Oriola Marashit, Lorik Cana i bën këtë “diss”, por reperi ia kthen kështu [FOTO]

Publikuar më: 21:27 28-03-2018

Me siguri do i pëlqente edhe Oriolës!

Noizy padyshim është një ndër reperët më të famshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri. Fama dhe suksesi i tij gjithmonë janë në rritje dhe kjo gjë, përkthehet në shuma marramendëse parash.
Orët e shtrenjta, mjetet luksoze nuk mungojnë në videoklipet e tij. Ai shpesh herë poston në rrjetet sociale super makinat e tij dhe me të vërtetë çdokush do i donte, pasi bëhet fjalë për Mercedez Benz Maybach dhe 2 Ferrari, pikërisht “Shakira” dhe “December” siç i ka pagëzuar ai.

Por siç duket reperi i ka vënë objektiv vetes të marrë edhe një Ferrari tjetër dhe bëhet fjalë për Ferrarin 488 Pista, mjetin superluksoz që ka dalë në treg së fundmi për të cilin Oriola Marashi ka shprehur simpatinë e saj para disa muaj.

Noizy ka postuar një foto të Ferrarit në Instagram ku shkruan se po e pret këtë automjet në Durrës, por një tjetër i fiksuar pas makinave i ka shkruar duke i bërë “diss” me një emër mjeti të frikshëm të cilin ai e ka në pronësi.  Bëhet fjalë për Lorik Canën i cili i ka shkruar “911 GT2RS All day long bro” që është Porsche. 

Noizy e ftoi menjëherë në pistë dhe i tha që do e bëjë bajat.

mrashozzz.jpg

 

Kush do fitonte vallë?

Article Logic
Execution time: 0.0020740032196045