INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo dhe Ramosi shokojnë Realin me këtë kërkesë

Ronaldo dhe Ramosi shokojnë Realin me këtë kërkesë

Publikuar më: 19:09 02-03-2016

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, duket se dëshirojnë largimin nga Madridi.

Sipas mediave spanjolle, dyshja e “Los Blancos” pas disfatës kundër Atletico Madridit kanë kërkuar nga presidenti i madrilenëve, Florentino Perez që t’i shqyrtojë ofertat e mundshme që do të vijë në adresë të tyre në fund të këtij sezoni.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, Ronaldo e Ramos në fund të këtij edicioni, kërkojnë largimin nga “Bernabeu”.

Real Madridi tashmë ka humbur shpresat në La Ligë dhe Kupën e Mbretit dhe i vetmi trofe për gjigantin spanjoll ka mbetur Liga e Kampionëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322