INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ndodhi në avion, pasagjerja ngatërron tualetin me derën e emergjencës

Ç'ndodhi në avion, pasagjerja ngatërron tualetin me derën e emergjencës

Publikuar më: 14:04 10-06-2019

Avioni i “Pakistan International Airlines” ishte gati për t’u nisur nga Manchester, Britani e Madhe por pësoi një vonesë prej shtatë orësh.

Të gjithë pasagjerët i zuri paniku.

Paniku në avion ndodhi sepse një pasagjere në avionin e linjës hapi derën e daljes emergjente, ndërsa donte të shkonte në banjë.

Dyzet pasagjerë dolën jashtë pasi rrëshqitësja e daljes u hap automatikisht.

Një zëdhënës i linjës i tha CNN se pasagjerja kishte hapur derën duke menduar se ishte banja, por gjithsesi të gjithë udhëtarët qenë të sigurt.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604