INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Moskë, shihni si ecën avioni mes flakëve [VIDEO]

Tragjedi në Moskë, shihni si ecën avioni mes flakëve [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 06-05-2019

Një avion në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës është përfshirë nga flakët e zjarrit, duket shkaktuar mbi 40 persona të vdekur. Mediat e huaja raportojnë se deri në këto momente janë të konfirmuar 41 viktima. Aeroplani i llojit, ‘Sukhoi Superjet SSJ100”, ishte nisur nga aeroporti Moskës drejt qytetit verior rus të Murmanska por u detyrua të bënte ulje të detyruar pas një “defekti teknik”, siç kanë thënë autoritetet. 

Gjatë uljes, avioni shpërtheu në flakë. Sipas pasagjerëve në bord avioni u godit nga një rrufe, duke u përfshirë më pas në flakë.  Megjthatë, autoritet ende nuk kanë dhënë versionin zyrtarë mbi shkaqet e përfshirjes së avionit në zjarr.  Në avion ishin 73 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658