INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dimër në maj, si po e përjeton Europa dhe parashikimi

Dimër në maj, si po e përjeton Europa dhe parashikimi

Publikuar më: 16:23 06-05-2019

Shumë shtete europiane janë përfshirë nga temperatura të ulëta, ku ë shumë vende nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës ndonëse jemi në pranverë.

Shumë rajone të Italisë, Francës Gjermanisë e jo vetëm janë përfshirë nga stuhitë e dëborës aspak të zakonta për këtë sezon.

Në Itali janë regjistruar edhe viktima.

Sipas Parashikimeve reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë do të vijojnë edhe gjatë mesit të javës duke prekur kryesisht Europën Perëndimore ku më të prekurat do të jenë Portugalia dhe Franca.

Shërbimi francez i motit ka lëshuar një paralajmërim për kushte të rrezikshme të rrugëve. Vetë Parisi, ka regjistruar temperaturat më të ftohta të tij për muajin maj në 22 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457