INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për pedofilin italian, që abuzonte me fëmijët jetimë

Burg për pedofilin italian, që abuzonte me fëmijët jetimë

Publikuar më: 16:37 29-10-2018

Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e së hënës masën e arrestit për një pedofil italian. 45-vjeçari Massimiliano Croce, i cili akuzohet për abuzim me fëmijët u la në burg. Pronte u arrestua pak ditë më parë gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit me Policinë italiane pasi gjykata italiane e ka dënuar për krime ndaj të miturve. Shtetasi Masimilliano Croce nga Ciampino, Romë, ishte diplomuar për pedagogji për të mitur. Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 - 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës. 45-vjeçari u arrestua ndërsa qëndronte i fshihur në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Ai i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775