INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjimnazet më të mirë dhe më të dobët në kryeqytet…[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 16:32 29-10-2018

Të gjithë nxënësit që përfundojnë arsimin 9-vjeçar, që më pas të ndjekin shkollat e mesme duan informacion se kush është më cilësori. Për Tiranën kanë dalë të dhënat, pra një rankim që tregon se kush janë gjimnazet më të mira. Kjo bazuar në nivelin e notave të gjimnazistëve, marrjen pjesë në opmpiada dhe performacën e mësuesve. 

E ndryshe nga tre vite më parë që stafetën e mbante shkolla, “Sami Frashëri” për vitin shkollor 2017-2018 më cilësori rezulton “Qemal Stafa”. Dhe është viti i parë që kjo shkollë e mesme del në vendin e parë. Ndërsa Sami Frashëri rezulton i dyti dhe ndiqet nga “Ismail Qemali” e “Petro Nini Luarasi”.
Nga rankimi bie në sy se rritje të cilësisë ka patur gjimnazi, “Partizani” dhe “Sinan Tafaj”. Ata janë ngjitur me dy vende nga viti i kaluar. Gjimnazet me performacë më të keqe në kryeqytet janë “Abdullah Keta” dhe “Sandër Prosi”.
Mësohet se realizimi i planit vjetor të shkollës e ka penalizuar me një pikë “Sami Frashërin”, ndaj dhe Qemal Stafa doli në vendin e parë. Ndryshe nga vitet e shkuara, ka një ndryshim të matësve të performancës së shkollave. Përqindja e kalueshmërisë dhe notës mesatare në të gjitha provimet vjet ishin të përmbledhur në dy kolona të vetme, nga dhjetë të tilla këtë vit. Lista e treguesve ndiqej edhe nga një tregues shumë më rëndësi, si diferenca mes vlerësimit në provimet e maturës dhe vlerësimit të mësuesve. E po kështu edhe përqindja e orëve të munguara si dhe e nxënësve të larguar nga shkolla, pasi janë regjistruar.

qemal.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0072379112243652