INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel: Në 2021 largohem edhe si kancelare

Merkel: Në 2021 largohem edhe si kancelare

Publikuar më: 16:51 29-10-2018

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Berlini se do të japë dorëheqjen nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Gjithashtu Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian të zgjedhë kreun e ri.

“Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim”, tha Merkel.

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete, Bavari dhe Hesen.

Merkel tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për performancën e dobët dhe e bëri të qartë se ajo nuk do të zgjedhë pasardhësin në krye të partisë.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë që prej vitit 2005, ndërsa në krye të demokristianëve që në vitin 2000.

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012