INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brazili vazhdon marshimin, kalon edhe Meksikën [VIDEO]

Brazili vazhdon marshimin, kalon edhe Meksikën [VIDEO]

Publikuar më: 17:06 02-07-2018

Brazili ja arritur të kalojë në fazën çerekfinale duke mundur Meksikën me rezultatin 2 me 0.

Skuadra e Tites e dominoi takimin edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Pas pushimit ishte Neymar ai që zhbllokoi rezultatin, por merita ishte e gjitha e Ëillian. Mesfushori i Chelsea-t merr krahun në të majtë, godet topin dhe Neymar e shtyn në rrjetë. Pas golit Brazili mundohet të kontrollojë lojën dhe nuk vihet asnjëherë në vështirësi nga sulmuesit meksikanë.

Eksperienca e mbrojtjes është e madhe, ndërsa kundërsulmi brazilian i frikshëm. Shumë mundësi për të siguruar fitoren para kohe por Neymar me shokë humbasin shumë, gjithsesi, në fund të takimit ishte Firmino ai që vulosi fitoren për të tijtë.

                                                                                 

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936