Me përfundimin e fazës së grupeve tashmë shumë skuadra kanë bërë gati valixhet. Përveç kësaj tashmë kanë dalë edhe disa statistika për lojtarët ku bie në sy forma e dobët e portierit De Gea. Ai kërkohet nga shumë skuadra të mëdha por forma e tij në botëror i ka zhgënjyer të gjithë.
Portieri i Manchester Unitedit arriti të mbajë portën e paprekur vetëm ndaj Iranit ku skuadra e tij fitoi me rezultat 0-1. Në katër ndeshje ai ka pasur shtatë gjuajte në portën e tij, gashtë nga ata kanë tundur rrjetën e tij, ndërsa ka arritur të mbrojë vetëm një.
Gabimi i tij më i madh ishte ai ndaj Portugalisë, ku nuk arriti të ndal një gjuajte të lehtë nga Cristiano Ronaldo. Forma e dobët e De Geas u vulos edhe ndaj Rusisë ku nuk arriti të mbrojë asnjë nga penalltitë finale








6 Nov 2025 





