INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bomba kritikëve të Trump, këtë herë kërcënohet aktori De Niro…

Bomba kritikëve të Trump, këtë herë kërcënohet aktori De Niro…

Publikuar më: 13:34 25-10-2018

Vetëm një ditë pasi u kërcënuan me një pako të dyshimtë ish presidentët Clinton dhe Obama, një tjetër rast kërcënimi me pako bombë është regjistruar këtë të enjte në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Dhe shënjestra ka qënë aktori Robert De Niro i cili ka qënë një kritik i ashpër i presidentit Donald Trump .

Ky është i teti në total, pas 7 rasteve të një dite më parë, me pakot që iu drejtuan ish-presidentit Obama, Hillary Clintonit, CNN-it, ish-kryeprokurorit Eric Holder etj.

CNN citoi dy burime nga forcat ligjzbatuese të thonë se pakot ishin drejtuar në adresën e restorantit të De Niros në zonën “Tribeca” të Manhattanit.

Aktualisht, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po i përgjigjet situatës me pakon e dyshimtë të dërguar në “Tribeca”, edhe pse nga forcat e rendit nuk përmendet De Niro.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162