INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastori gjunjëzohet para Trump dhe i lutet Zotit: Jepi mençuri të mbinatyrshme

Pastori gjunjëzohet para Trump dhe i lutet Zotit: Jepi mençuri të mbinatyrshme

Publikuar më: 11:20 14-10-2018

Lajme të tilla vetëm nga Presidenti Trump mund të vijnë, një personazh që tërheq vëmendjen e mediave pothuajse në çdo dalje të tij. Por ja cila është e reja e radhës nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë:

Pastori amerikan Andrew Brunson që u lirua nga Turqia ra në gjunjë përpara Presidentit Donald Trump në Zyrën Ovale dhe vendosi dorën e tij mbi shpatullat e Kreut të Shtetit në lutjen e së shtunës, duke i kërkuar Perëndisë t’i japë shefit të Shtëpisë së Bardhë “urtësinë e mençurinë e mbinatyrshme për të përmbushur të gjitha planet që ai ka për vendin dhe veten e tij”.

“Jepi mençuri të mbinatyrshme për të përmbushur të gjitha planet që ka për vendin dhe për veten. Jepi urtësinë për të udhëhequr vendin drejt gjithçkaje që është e drejtë. Jepi ngulmimin, rezistencën dhe kurajon për të qëndruar krah së vërtetës. Të kërkoj ta mbrosh nga shpifjet e armiqve, nga ata që duan ta rrezikojnë. Të kërkoj ta bësh atë bekimin më të madh për këtë vend. Plotësojeni atë me dituri, forcë e këmbëngulje. Le të jetë ai një bekim për vendin tonë. Në emër të Jezusit, ne ju bekojmë. Amen”, u shpreh Pastori.

Trump e mirëpriti Brunsonin në Shtëpinë e Bardhë për të festuar lirimin e tij nga gati dy vite burg në Turqi, në arrestimin që shkaktoi edhe një betejë të ashpër diplomatike të SHBA-ve me një aleat kyç dhe për më tepër edhe irritim e grupeve evenagjeliste amerikane.

“Nga një burg turk në Shtëpinë e Bardhë për 24 orë, kjo nuk është gjë e keqe”, tha Trump.

Rikthimi në shtëpi i Brunsonit shënon një fitore diplomatike – dhe ndoshta politike – për Trump i cili tha se  tha se SHBA-të e vlerësojnë shumë lirimin e Brunson dhe tha se kjo “do të çojë në marrëdhënie të mira, ndoshta të mëdha” midis Washingtonit dhe Ankarasë, ndërsa theksoi se Shtëpia e Bardhë do t’i “hedhë një sy” sanksioneve që ka vendosur.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719