INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni ‘loco’, ju s’mendoni, nuk e bëni kurrë.Trump sulmon gazetarët [VIDEO]

Jeni ‘loco’, ju s’mendoni, nuk e bëni kurrë.Trump sulmon gazetarët [VIDEO]

Publikuar më: 11:25 02-10-2018

Presidenti Donald Trump i rikthehet sulmeve të tij ndaj reporterëve.

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump këmbënguli në përgjigjen e pyetjeve në lidhje me marrëveshjen e tregtisë me Kanadanë dhe Meksikën përpara se të trajtohej çështja e gjykatësit Kavanaugh, por kur Cecilia Vega e ABC-së u përpoq ta zhvendoste sërish fokusin te gjykatësi Kavanaugh shpërtheu një përplasje me Presidentin .

Ja cila ishte biseda e tyre:

Trump tha: “Ajo është e tronditur që e kam zgjedhur, është si në gjendje shoku”.

Gazetarja Vega ju përgjigj: “Nuk jam, faleminderit z. President”.
“OK jemi në rregull. Unë e di që ju nuk mendoni, kurrë nuk e bëni”, tha me ironi dhe ashpërsi Trump.

Vega u kundërpërgjigj: “Më vjen keq?”.

“Jo, vazhdoni. Vazhdoni”, tha Trump.
Ndërkohë një tjetër gazetari, i cili u përpoq të pyeste për Kavanaugh në vend të marrëveshjes tregtare iu tha që t’ia dorëzonte mikrofonin dikujt tjetër.

“Mos e bëni këtë. Më falni? A keni ndonjë pyetje për tregtinë? Mos e bëni këtë. Kjo nuk është gjë e mirë”, tha Trump, duke ju drejtuar gazetarëve.

“Unë mendoj se shtypi më ka trajtuar në mënyrë të pabesueshme padrejtësisht”, theksoi në vijim Presidenti i SHBA.

“Mediat janë loco”, tha ai, duke shpjeguar se ishte duke përdorur fjalën spanjolle që përkthehet të ‘çmendur’ në nder të marrëveshjes tregtare me Meksikën.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375