INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bojëra dhe tymuese ndaj rezidencës së ambasadorit të SHBA në Athinë [VIDEO]

Bojëra dhe tymuese ndaj rezidencës së ambasadorit të SHBA në Athinë [VIDEO]

Publikuar më: 09:50 15-05-2019

Rezidenca e ambasadorit të SHBA në Athinë, Jeffrey Pyatt është sulmuar me bojë dhe tymyese. Sipas mediave të Athinës sulmi është bërë nga grupi anarkist “Rubikon" në orët e para të mëngjesit.  Policia ka vepruar me shpejtësi, duke shoqëruar 8 persona të cilët më pas i ka liruar. 

Sulmi, sipas “Kathemerini” u krye nga grupi anarksit që shkuan pranë rezidencës me 5 automjete. Pasi hodhën bojën ata janë zhdukur.  Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.
Sulmi përfshihet në një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279