INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Biznesi në krizë, nuk po shlyen dot tatimet [VIDEO]

Publikuar më: 10:41 18-05-2017

Kriza ekonomike në vend po ndikon në boshatisjen e buxhetit të shtetit, pasi shumë biznese nuk po mundin të paguajnë taksat. E në fakt rreth 18  mijë sipërrmarës s’kanë paguar dot tatimet duke u zhytur në borxh me shtetin. Rreth gjysma e biznesve të regjistruara në vend që rezultojnë në listën e zezë të Drejtorisë së Tatimeve dhe ndodhen në Tiranë.
Kjo lidhet me faktin se bizneset në Tiranë janë më të formalizuara në pagesën e taksave.  Bizneset e qytete të tjera të mëdha që janë zhytur në borxh me shtetin janë dhe Durrësi e Fieri.
Një tjetër fenomen ndodh në qarqet ku ka informalitet të lartë. Për këtë arsye në Kukës, Dibër dhe Lezhë rezulton se janë pak biznese që nuk kryejnë pagesat tatimore. Në fund të vitit 2016 institutcionit të Tatimeve i mungojnë rreth 147 miliardë lekë nga mospagesat e bizneseve.
Borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. Bizneset janë në vështirësi dhe për faktin se taksat u janë rritur, ka rënë e kërkesa blerëse dhe bankat nuk japin më lehtësisht kredi.

Ndiqni lajmet në In News...

Article Logic
Execution time: 0.0038912296295166