INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ndalohen laptopet dhe tabletet në fluturimet Europë-Amerikë? Ja ndryshimi i fundit

A do ndalohen laptopet dhe tabletet në fluturimet Europë-Amerikë? Ja ndryshimi i fundit

Publikuar më: 10:34 18-05-2017

Një nga lajmet më të bujshme për sa i përket kufizimeve tek udhëtimet gjatë presidencës Trump ishte ndalimi i këtyre pajisjeve elektronike për të minimizuar rrezikun e sulmeve terroriste.

Megjithatë duket se ky vendim nuk do të zbatohet më pasi bisedimet mes ShBA dhe Europës u mbyllën me vendimin për të mos i dëbuar dhe me premtimin për më shumë bisedime për ndarjen e informacioneve të inteligjencës. Prej ditësh zyrtarët e BE po shpresonin për të marrë detajet mbi rreziqet që kanoseshin, të njëjtat detaje që presidenti Trump i diskutoi javën e kaluar me diplomatët rusë në Shtëpinë e Bardhë. Industria e linjave ajrore qëndroi fort kundër propozimit që do të dëmtonte në mënyrë të ndjeshme udhëtimet trans-atlantice dhe do t’u kushtonte udhëtarëve më shumë se një bilion dollarë në kohë të humbur. Por për fat të mirë, gjithçka u zgjidh.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947