INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratë e fortë e zyrtarit të DASH, kush po pengon integrimin e Shqipërisë

Deklaratë e fortë e zyrtarit të DASH, kush po pengon integrimin e Shqipërisë

Publikuar më: 10:18 18-05-2017

Me tone të forta ka folur zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, në lidhje me vonesën e vendit tonë drejt integrimit. Sipas tij është Rusia që ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.
Zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit ka theksuar se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.
Yee, shtoi se Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.
Zyrtari i DASH e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.  Madje Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895