INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Binjaket shqiptare ''çmendin'' jurinë dhe publikun me këngën e Ledrit dhe Era Istrefit në ''The Voice of Italy'' [VIDEO]

Binjaket shqiptare ''çmendin'' jurinë dhe publikun me këngën e Ledrit dhe Era Istrefit në ''The Voice of Italy'' [VIDEO]

Publikuar më: 09:37 24-04-2019

Pas Elhaida Danit që mahniti jurinë në “The Voice of Italy” ku u shpall dhe fituese, siç duket stafeta ka kaluar te dy binjake shqiptare.

Bëhet fjalë për dy motrat e grupit “Sindolls”, Ina e Serena Sinani, të cilat kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 Po nga këngëtarët coach të këtij shoë.

Vajzat shqiptare kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini, por motrat shqiptare zgjodhën skuadrën me trajner këngëtarin rap Gue Pequeno.

20 vjeçaret Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rap me titullin "Shume pis", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

 

Article Logic
Execution time: 0.025103092193604