INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie zjarr në një kopësht në Tiranë! Ja ngjarja...

Bie zjarr në një kopësht në Tiranë! Ja ngjarja...

Publikuar më: 16:51 05-01-2016
Pjesa më e madhe e kopshteve publike në vendin tonë janë shumë të amortizuara dhe shpesh herë janë të pashmangshme incidentet. Sot një zjarr i papritur ka alarmuar rreth 150 fëmijët dhe edukatorët e kopshtit nr. 45 në kryeqytet, kopsht ky që ndodhet në zonën e Selitës. Fatmirësisht askush nuk është lënduar, pasi edukatorët po dhe forcat e policisë që shkuan në vendngjarje kanë nxjerrë në kohë rekord fëmijët jashtë.
Mendohet se shkaktar për këtë zjarr të jetë bërë një shkëndijë elektrike që shkaktoi dhe djegien e kabllove.
 
Strukturat e policisë në një njoftim paraprak kanë sqaruar se përmes një telefonate mësuan se në një kopësht për fëmijë ka rënë zjarr.
E menjëherë një grup policësh kanë mbërritur në vendngjarje dhe sëbashku me edukatoret kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kopshti të 150 fëmijëve.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314