INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Astronautët do të jetojnë në Hënë nga viti 2030

Publikuar më: 17:33 05-01-2016

Qendra Europiane e Hapësirës ka publikuar planin për të ndërtuar një bazë në Hënë përgjatë 20 viteve të ardhshme duke përdorur printerët 3D. Agjencia Europiane Hapësinore (ESA) ka përsëritur dëshirën për të eksploruar galaktikën nga një "fshat hënor" i ndërtuar nga regoliti, një material natyror që gjendet në Hënë i cili do ta mbrojë bazën nga rrezatimi.


Zyrtarët e kësaj agjencie nga e gjithë bota i diskutuan kohët e fundit propozimet për bazën e parë të përhershme në Hënë, e dizajnuar për të zëvendësuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.


Ata propozuan se duke përdorur teknologjinë e printimit në 3D do të mund të krijojnë disa struktura të përhershme, dhe astronautët të jetojnë në ato struktura nga viti 2030.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654