INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce i ndryshon jetën vajzës me aftësi të kufizuara, e bën modele!

Beyonce i ndryshon jetën vajzës me aftësi të kufizuara, e bën modele!

Publikuar më: 14:21 18-03-2016

Nëse është diçka që Beyonce di të bëjë, ajo është të jetë ndryshe nga të tjerët.

Kjo natyrisht përveç të qenit një diva e adhuruar e botës së muzikës. Këngëtarja 35 vjeçare këtë herë për të publikuar koleksionin e saj të ri të veshjeve “casual” ka zgjedhur një modele shumë të veçantë. Flasim për Jillian Mercado, një vajzë me aftësi të kufizuara, që është bërë imazhi i linjës së re të këngëtares. Mercado ka publikuar në Instagramin e saj disa prej fotove të kësaj fushate, ku në bluzat sportive, shohim shprehje si “Slay” apo “Smack it”, fraza të shkëputura nga kënga e fundit e Beyonce, “Formation”. Nuk presim asgjë më pak nga Queen Bey, e cila na ka mësuar me zgjedhjet e saj unike që e kanë kthyer në figurën që është sot, duke dominuar si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Ashtu siç i takon një mbretëreshe si Beyonce. 

Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477