INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karrueche Tran dhe

Karrueche Tran dhe "lëkura e saj", lënë me gojë hapur në L.A Fashion Awards

Publikuar më: 17:56 21-03-2016

Në  daljen e saj të  fundit publike, në eventin L.A Fashion Awards, veshja që ajo kishte zgjedhur  i ka lënë shumë pak vend imagjinatës.

E veshur me një fund të gjatë të bardhë ndërsa në pjesën e sipërme, vetëm me një rrip tepër të ngushtë i cili i linte lehtësisht të dukshëm gjoksin e saj, Karruece arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.  Ajo nuk ngurron kurrë për ta vënë sa më në dukje  trupin e saj të imët përfshirë edhe barkun e tonifikuar pë r t’u patur zili.

27 vjeçarja dukej sensacionale në këtë veshje të bardhë  e cila përvçse ishte shumë fashion, i tregonte qartë edhe linjat e bukura trupore. Duke bërë disa rregullime në pjesën e sipërme, Karrueche Tran, që  u bë  e njohur falë  lidhjes me Chriss Brown, u sigurua që të mos zbulonte më  shumë  nga sa kishte planifikuar duke dhuruar një  “spektakël” të vërtetë ndërsa kishte ndaluar të  pozonte për fotografët.

Aspiruesja për aktore i shtonte gjatësi figurës së saj të pakët  me një  palë sandale me takë të lartë në ngjyrë  pjeshke ndërsa flokët e saj tipikë të errët ishin kthyer në  biondë  për të cilat ajo tha se ishte frymëzuar nga këngëtarja Ciara dhe se i pëlqenin shumë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832