INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce dhe Jay Z sërish prindër? Këngëtarja në pritje të ëmbël dhe kjo foto hedh dyshime [FOTO]

Beyonce dhe Jay Z sërish prindër? Këngëtarja në pritje të ëmbël dhe kjo foto hedh dyshime [FOTO]

Publikuar më: 13:47 30-01-2017

Ata të dy janë një tjetër çift i shumëpërfolur në showbiz.

Beyonce dhe Jay Z jo pak herë janë vënë në qendër të lajmeve rozë jo vetëm për sukseset e tyre në muzikë por edhe për jetën personale. Kështu, së fundmi është folur goxha për një divorc të mundshëm mes tyre  dhe kjo për shkak të tradhëtisë dhe një fëmije të jashtëligjshëm të reperit. Por si duket janë vetë ata që hedhin poshtë gjithçka me lajmin e fundit. Flitet se mbretëresha e pop-it është sërish shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur miq të afërt të çiftit të cilët shprehen se këngëtarja është në një pritje të ëmbël për të dytën herë por po e mban të fshehtë shtatzëninë. Një tjetër detaj që shton edhe më tepër dyshimet është edhe fakti që Beyonce në daljet e saj të fundit është parë me veshje të gjera.

BeyPregnant2.png

Madje edhe në një video të postuar para dy ditësh në Twitter nga fushata e linjës së saj të veshjeve Ivy Parker, Bey dukej me barkun e fryre dhe menjëherë pasi fansat e vunë re këtë, videoja u fshi. 

Article Logic
Execution time: 0.0020959377288818