INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjergj Kaçinari, bashkëpunim me kitaristin e Bon Jovit?!

Gjergj Kaçinari, bashkëpunim me kitaristin e Bon Jovit?!

Publikuar më: 14:06 30-01-2017

Edhe pse i rezervuar, Gjergji ka zbuluar detaje nga projektet e tij për 2017. 

I ftuar në emisionin “Tek Unë” nga Arjola Shehu, artisti Gjergj Kaçinari ka treguar se 2016 ka qënë një vit me fat për të, ku pati fatin të luante në koncerte me përmasa ndërkombëtare, në koncerte ku interpretonin edhe grupe si White Snake apo Motley Crue.

“Rastësia e pazakontë e vitit të kaluar ishte takimi me kitaristin e Bon Jovit, ku përveçse interpretuam sëbashku, mes nesh lindi një miqësi që vazhdon edhe në ditët e sotme. Unë komunikoj vazhdimisht me të dhe shpresoj që këto kontakte t’i shfrytëzoj për të sjell diçka të bukur dhe të mirë, një bashkëpunim mes nesh”, përfundon Kaçinari, i cili është një nga artistët më premtues në muzikën shqiptare dhe jo vetëm.

Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: 

Article Logic
Execution time: 0.0020749568939209