INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besa publikon këngën e re: E kam shpirtin Kameleon!

Besa publikon këngën e re: E kam shpirtin Kameleon!

Publikuar më: 15:55 30-01-2016

Këngëtarja e njohur Besa ka postuar dje këngën e saj më të fundit, me titull “Kameleon”.

Ajo vjen sërish me një këngë të veçantë ku nuk mund të mungojë natyra e saj eksplozive. “Kameleon” është realizuar nga artistja 29 vjeçare në bashkëpunim me reperen e re Ansi, me të cilën na kujtoi pak hitin e saj “Zejemër” për shkak të ngjashmërisë së të bërit rap ndërmjet Ansit dhe Majk. Dhe ndërsa flasim për Majk, ishte pikërisht ai një nga tekst-shkruesit, së bashku me të përhershmin Alex dhe Sparrow Hawk. Muzika u realizua nga Kledi Bahiti dhe Three Dots, me të cilin Besa ka bashkëpunuar vazhdimisht ndërsa producente e këngës është ajo vetë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, klipi me ndërthurjen interesante të ngjyrave u bë i mundur nga Pro Video.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167