INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LIKE Shqip Top 10 - Klasifikimi i javës

LIKE Shqip Top 10 - Klasifikimi i javës

Publikuar më: 19:04 06-02-2016

Votimi në Likë Shqip vazhdon me më shumë vrull se kurrë ndërkohë që rritet numri i lexuesve të intv.al që votojnë duke dashur të shpallin këngën e tyre të preferuar si fituese.

Kjo javë ka rezervuar disa surpriza, me këngën e re të Besës e cila brenda vetëm një jave arriti të ngjitej në vendin e shtatë të renditjes. Por surpriza më e madhe e kësaj jave është padyshim thyerja e treshes mitike (tre vendeve të para), që mbretëronte klasifikimin prej 4 javësh. Majk dhe Era duket se janë të vendosur të qëndrojnë aty ku janë, në vendin e parë dhe të dytë, ndërkohë që është “SRMN” e Ledrit që i ka lënë pozicionin e tretë të renditjes reperit Noizy me hitin e tij “Number One”. Nga ana tjetër kënga “Hey Hey Hey” e Lyrical Son që shumë shpejt u kthye në hit po bën për vete gjithmonë e më shumë fansa duke u ngjitur në shkallën e preferencave. Kjo është renditja e plotë:

10. Ski ide – Kida
9. Eja Eja - Butrint Imeri
8. Pare Pare - Capital T
7. Kameleon - Besa ft. Ansi
6. Ajo mkalli - NRG Band
5. Hey Hey Hey - Lyrical Son
4. SRMN - Ledri Vula
3. Number One – Noizy
2. Bonbon - Era Istrefi
1. Dashni - Majk

Tashmë është i hapur votimi për javën tjetër ku mund të vazhdoni të shprehni preferencën tuaj dhe ju bëjmë me dije se këtë javë kemi një këngë të re që synon të futet në 10-shen më të mire, “Presion” nga Blunt & Real.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324