INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bën ironi ti shëmtirë'/ Zegjineja ofendon influenceren, reagon Dea Mishel: Mëso shqip o analfabete!

'Bën ironi ti shëmtirë'/ Zegjineja ofendon influenceren, reagon Dea Mishel: Mëso shqip o analfabete!

Publikuar më: 18:31 09-06-2026

Ironitë e bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, ka reaguar një nga influenceret e njohura të rrjeteve sociale, Dea Mishel.

Pas replikës që Mishel ka bërë me kryeministrin Rama, duke i kujtuar se ka në Parlament deputete si Zegjineja, për të cilën është shprehur se nuk di as të numërojë, ka reaguar edhe vetë deputetja e PS.

Deputetja e Fierit ka zgjedhur t’i shkruajë vetë influenceres në rrjetet sociale, duke e quajtur “shëmtirë”.

 

“Të bësh ironi ti, shëmtirë, është fundi i botës”, i ka shkruar Zegjineja Deas.

“Hahahah o yll, je fiks çfarë pres nga një analfabete funksionale. Unë dhëmbët i drejtova, prandaj s’po e marr personale. Ti si e ke planin, do mësosh shqip?”, i është përgjigjur Dea deputetes.

“Përshëndetje kryeministër. Unë i njoh shumicën e influencereve dhe janë goca me shkollë të lartë, ndryshe nga kabineti yt. Të lutem, mos bëj ironi me ne kur ti ke futur në kabinet Zegjinenë, e cila nuk di të numërojë, të shkruajë shqip. Nuk di as të përdorë ChatGPT”, ishte replika që Mishel kishte bërë më herët në rrjetet sociale pas deklaratës së Ramës.

 chat.jpeg
Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441