INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi prezanton partinë më të re: “LIBRA”

Ben Blushi prezanton partinë më të re: “LIBRA”

Publikuar më: 10:46 01-11-2016

“LIBRA” këto janë inicialet e projektit më të ri politik të drejtuar nga Ben Blushi e Mimoza Hafizi. Blushi aderoj për 20 vite në Partinë Socialiste, por tashmë ka zgjedhur të ketë një formacion politik, i cili do të mbajë emrin “Lista e Barabartë”. Ka qënë vetë Ben Blushi, i cili nëpërmjet një statusi në facebook ka lajmëruar se prezantimi i projektit politik do të zhvillohet pasditen e së martes. E në këtë status të shkurtër, Blushi jep dhe arsyen se përse inicialet e partisë janë “LIBRA”.
Blushi tregon se “,LIBRA ” është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.
Ben Blushi në facebook:
“SOT TË GJITHË TE LIBRA.
ORA 18.00 AKADEMIA E ARTEVE.
NJERËZIT E LIRË NUK KANË NEVOJË PËR FTESË!
Edhe Mimoza Hafizi fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen këtij projekti politik.
Mimosa Hafizi:
“Miq, sot nis rrugëtimin organizata jonë politike, Lista e Barabartë, LIBRA.
Ejani dhe ju, bëhuni pjesë e LIBRA-s!
Bëhuni mendja dhe forca e saj !
Të jemi bashkë gardianë të parimeve dhe vlerave të saj të Lirisë, Drejtësisë, Barazisë, Dinjitetit dhe Solidaritetit!

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658