INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
22 vjeçari vetëplagoset me armë gjahu

22 vjeçari vetëplagoset me armë gjahu

Publikuar më: 10:32 01-11-2016

Një 22 vjeçar nga Saranda është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja është regjistruar në fshatin Zhapokikë, në Memaliaj.
Sipas të dhënave të para të uniformave blu, 22 vjeçari Oldian Kalemi, banues në Sarandë është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë gjahu, ndërsa kishte shkuar në vendlindjen e tij. Fatmirësisht 22 vjeçari nuk ka rrezik për jetën, ndërsa është transportuar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Policia ka bërë ndalimin e tij, pasi arma me të cilën ai është vetëplagosur aksidentalisht nuk dispononte leje.
Blutë sekuestruan armën, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0026321411132812