INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Becoming'' e Michelle Obamës thyen rekordin e vendosur nga 'Fifty Shades of Grey' [FOTO]

''Becoming'' e Michelle Obamës thyen rekordin e vendosur nga 'Fifty Shades of Grey' [FOTO]

Publikuar më: 10:41 18-01-2019

Michelle Obama rreth 2 muaj më parë publikoi biografinë e saj të parë me titullin ‘Becoming’. Libri u mirëprit nga publiku dhe vazhdon ende të jetë në ‘top list’ e librave më të shitur në ‘Amazon’.

Sipas ‘Amazon Charts’, ‘Becoming’ është libri më i shitur në të gjitha formatet për 47 ditë me radhë. Libri i Michelle ka arritur të qëndrojë në vendin e parë për kohën më të gjatë, duke thyer edhe rekordin e ‘Fifty Shades of Grey’.

zxcffjkfuy.jpg

Në muajin nëntor ish-zonja e parë tha se do të dëshironte shumë që të gjithë të mësonin nga libri si të shfrytëzojnë bukurinë e të qenurit vetvetja për t’u bërë dikushi në jetë. Siç duket të gjithë kanë gjetur diçka të vlefshme në libër dhe prandaj ‘Becoming’ ka arritur majat.

chgjfhk.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0017681121826172