INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha dhe Martin Garrix bashkohen në emër të dashurisë [FOTO/VIDEO]

Bebe Rexha dhe Martin Garrix bashkohen në emër të dashurisë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:38 16-06-2016

Pikërisht ashtu!

Pasi ka dalë në youtube versioni jozyrtar i këngës “Name of Love” të këngëtares me origjinë shqiptare dhe producentit hollandez, klipi duket se është vetëm çështje kohe. Lajmi është bërë i ditur në mediat e huaja të cilat raportojnë se videoklipi mes dy yjeve të muzikës nuk duhet të vonojë. Dhe si për t’u dhënë shkas më tej, artistja 27 vjeçare ka postuar në Instan e saj një foto krah Martin Garrix, me një mbishkrimin të shkurtër, por që thotë gjithçka: “In the Name of Love”. Madje duket se fotoja e shkrepur nga bukuroshja e hitit “No Broken Hearts” është kapur pikërisht nga seti i xhirimit i videoklipit të saj më të ri dhe ajo përsëri nuk ka hequr dorë nga ngjyra e saj karakteristike, e kuqe. Nga zemra të thyera në emrin e dashurisë, e vetmja gjë që është e sigurt është se Bebe do jetë përsëri përvëluese.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379