INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha prezanton emrin e saj shqip për MTV [VIDEO]

Bebe Rexha prezanton emrin e saj shqip për MTV [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 09-06-2016

Pas Dua Lipas, duket se është radha e Bebe Rexhas për të bërë hapin e madh.

Artistja 27 vjeçare është vënë në vëmendjen e MTV, të cilët janë gati t’i hapin dyert e suksesit dhe ta bëjnë një yll të vërtetë në të gjithë botën. Ajo vërtet është një personazh i njohur, por duke u bërë një Push Artist i MTV, Bebe promovohet në çdo vend ku transmetohet MTV, pra me pak fjalë, në të gjithë botën. Në intervistën prezantuese ajo ka veçuar një moment shumë simpatik të cilin më pas e ka ndarë me fansat e saj ën Instagram. Bebe prezantohet në anglisht, por përmend edhe emrin e saj në shqip, duke shpjeguar dhe kuptimin që mbart në gjuhën e saj amtare. Në mbishkrimin e videos ylli i “No Broken Hearts” i ka sfiduar të gjithë që të thonë emrin e saj në shqip dhe në radhën e komentuesve nuk kanë munguar shqiptarë të cilët e kanë pranuar sfidën fare lehtësisht. Bebe së fundmi ka bashkëpunuar gjithashtu me Nick Jonas për tekstin e këngës më të re të këtij të fundit, “Under You”.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484