INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batuta e Beatrix Ramosajt shfaqet në protestën para kryeministrisë, reagon këngëtarja

Batuta e Beatrix Ramosajt shfaqet në protestën para kryeministrisë, reagon këngëtarja

Publikuar më: 21:38 11-03-2022

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ndërsa ishte brenda shtëpisë së Big Brother, përveç lidhjes me aktorin Donald Veshaj, është komentuar gjithashtu edhe për shumë momente të tjera. Një ndër këto momente është edhe fraza e njohur “qysh thuhet bukur n’shqip” e thënë nga ajo gjatë qëndrimi të saj në shtëpi.

Menjëherë videoja e saj teksa thotë këtë fjali u ripostua në shumë rrjetet sociale, Instagram dhe Tik-Tok, ku ndjekësit bënë shumë komente. Por, së fundmi batuta e Ramosajt është parë edhe në portestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në Instastory një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet:

“Si i thuhet në shqip: Ul taksat”

 -640-0-622a6752c9067.png

 

 

Megjithatë, ajo e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilë është një emoji duke qeshur.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658