INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha si kundër ndonjëherë shpërndan lule për gra të panjohura dhe tha se është politikani më proeuropian

Basha si kundër ndonjëherë shpërndan lule për gra të panjohura dhe tha se është politikani më proeuropian

Publikuar më: 23:28 08-03-2019

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka surprizuar gratë e publikut të ‘Zonës së lirë’.

Basha ka zgjedhur tju dhurojë trëndafila të bardhë meqë është Dita ndërkombëtare e grave.

Më tej nisi biseda. Çani e ka pyetur Bashën se mos pas djegies së mandateve dhe fillimit të protestave qëndron Moska. Kryedemokrati e ka quajtur pyetjen humoristike dhe theksoi se ai është politikani më proeuropian në Shqipëri dhe se deri tani s' ka të dytë si ai.

Dialogu:

Çani: Mos ndoshta sonte ka ardhur momenti që ju të deklaroni nga kjo studio se pas djegies së mandateve dhe fillimit të protestave bëni qëndron mbështetja e Moskës

Basha: Kjo fiks është për humor. Kjo është fiks si propaganda e Enverit. Kur ske zgjidhje shpik armik të jashtëm. Unë jam politikani më proeuropian. Ndoshta vjen ndonjë tjetër por deri më tani më shumë se unë nuk ka. Rama është ai që naftën ia ka dhënë rusve.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988