INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama komplot drejtësisë, ja ftesa ime për Ilir Metën

Basha: Rama komplot drejtësisë, ja ftesa ime për Ilir Metën

Publikuar më: 11:30 19-07-2016

Për 30 minuta Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë takuar në një nga lokalet e kryeqytetit. Dështimi i konsensusit për Reformën në drejtësi ka qënë kryefjalë e këtij takimi, i cili ka përfunduar pak minuta përpara se sa Edi Rama të dalë në një konferencë për shtyp, lidhur mbi këtë çështje. Mësohet se në këtë takim kryetari i opozitës shoqërohej nga Edi Paloka kurse kryeparlamentari Meta shoqërohej nga Petrit Vasili, Ylli Manjani dhe shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.
Menjërerë pas takimit Lulzim Basha akuzoi direk Kryeministrin Edi Rama se ishte ai që prishi në momentin e fundit arritjen e kompromisit për reformën në drejtësi.
Lulzim Basha:
“Është prishur marrëveshja e rënë dakort me një qëllim, për të shmangur konsensusin në Parlament. Sot dua të falenderoj kryetarin e Kuvendit për rolin konstruktiv. Kanë dalë qartë petët e lakrorit kush e do dhe kush nuk e do konsensusin.  PD ka votat gati për të votuar më 21 korrik në parim draftin kushtetues dhe pas rakordimit për 7 ligjet, votimin nen për nen për të gjitha çështje. Nëse nuk zgjidhet sot, i kam bërë thirrje kryetarit të Kuvendit ta zgjidhim në Bruksel për të shpartalluar komplotin e Ramës ndaj reformës”.

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785