INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe: PD dështoi negociatat, në 21 Korrik revanshi i qytetarëve mbi politikën

Braçe: PD dështoi negociatat, në 21 Korrik revanshi i qytetarëve mbi politikën

Publikuar më: 12:19 19-07-2016

Erjon Braçe akuzon Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe negociatorin Oerd Bylykbashi që kanë dështuar gjetjen e kompromisit për reformën në drejtësi. Për deputetin socialist tashmë gjithçka është në dorë të qytetarëve, për të ndëshkuar politikën, e cila për gjithë këto vite ka ndëshkuar vetë ata.
Erjon Braçe:
Tani çdo gjë është shumë e qartë;
REFORMA NË DREJTËSI NË SHQIPËRI,
PO KTHEHET, NGA NJË INTERES I MADH KOMBËTAR, NË NJË INTERES SHUMË TË MADH, EVROPIAN E AMERIKAN.
Nga ambasadori amerikan mësova pak më parë se, Lulzim Basha e Oerd Bylykbashi, kanë dështuar dhe negociatat e fundit, të këtij mëngjesi herët.
Tani nuk ka më asnjë kuptim.
NJERËZ ËSHTË RADHA JUAJ!
MOS I LEJONI DEPUTETËT TUAJ TU NDËSHKOJNË PËRJËTË!!
Ky sistem kriminal drejtësie, ju ka shërbyer vetëm atyre, vetëm familjarëve dhe klientëve të tyre!!
Juve kurrë!
Ju ka rrjepur deri në lëkuren e fundit!!
Ndaj të enjten është edhe dita juaj;
Dita e revanshit tuaj edhe ndaj politikës që nuk shërben, por ndëshkon qytetarët e saj”!!

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814