INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nis turin e takimeve në rrethe. Ja ftesa për qytetarët

Basha nis turin e takimeve në rrethe. Ja ftesa për qytetarët

Publikuar më: 13:36 08-02-2017

Pasi lajmëroi se në 18 shkurt do të fillojnë protestat popullore kundër qeverisë, Lulzim Basha ka nisur turin në mbarë vendin me një kërkesë të vetme, “Ejani në protestë”. Qyteti i parë ka qënë Fieri, ku Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve për tu bashkuar në Tiranë më 18 shkurt për një protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme. Basha akuzoi qeverinë se mban në pushtet njerëz të inkriminuar pasi do të vjedhë zgjedhjet dhe foli për një lëvizje që do të nisë më 18 shkurt në Tiranë që nuk do ndalet por do të përhapet në të gjithë Shqipërinë
Lulzim Basha:
“Më 18 shkurt shqiptarët do të afrohen për ti thënë jo padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrës, dhe për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kudo në Shqipëri e në Fier ka pllakosur varfëria. Të tjera gjëra premtoi rilindja të tjera bëri. Premtoi ulje taksash për shumicën e shqiptarëve, energji me cmim më të ulët, e 300 mijë vende pune, sot kemi më shumë të papunë, shëndetësia është në gjëndje të mjerë, rinia ka më pak shanse në punësim. E gjitha kjo vjen sepse qeveria braktisi qytetarët dhe po i shërben vetes së vet.
Nuk do zgjedhje të lira prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie, e Saimir Tahirin Ministër të Brendshëm, që e kanë treguar me gisht partnerët tanë si një nga kokat e krimti të organizuar dhe përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në hambar droge.
Prandaj nuk pranon votimin dhe numërimin elektronik sepse e di se me votë të lirë e demorkatike kjo qeveri është e rënë dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve.
Kjo është beteja, lëvizja që nisim më 18 shkurt. Bashkohemi të gjithë për të diktuar me bashkimin e pjesëmarrjen tonë zgjedhje të lira e të ndershme. Dy rrugë ka për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Të pranojë votimin dhe numërimin elektronik, largimin e kriminelëve nga politika, të lërë shqiptarët të votojnë të lirë, nëse s’e pranon fatin do ta marrin në dorë qytetarët”.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207